image Vdesin 6 persona nga koronavirusi për 24 orë në Gjermani

Botë

Vdesin 6 persona nga koronavirusi për 24 orë në Gjermani

news image

Ianë regjistruar 6 vdekje nga koronavirusi për 24 orë në Gjermani.

Kështu ka njoftuar Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 8,954, shkruan “The Guardian”.

Gjatë kësaj periudhe u konfirmuan edhe 687 raste të reja duke çuar kështu numrin e përgjithshëm në 193,243.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja./GazetaSinjali/