Vdesin 5 persona të infektuar me koronavirus në Kosovë
Sinjali.com
21 Korrik 2020 15:01
5 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në Facebook.
“Numri total i rasteve pozitive është 6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/