image Vdesin 3 persona nga COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Vdesin 3 persona nga COVID-19 në Kosovë

news image

Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastet e vdekjeve janë shënuar në tri qytete të ndryshme të Kosovës, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren)” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 635 raste të vdekjes./ Gazeta Sinjali/