Sot ka vdekur veprimtari dhe zyrtari nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në degën e kësaj partie në Klinë, Ukë Kalludra, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar LDK në faqen zyrtare në Facebook dhe për më tepër kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të Kalludrës, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes dhe miqve të tij.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së, Ukë Kalludra. Veprimtaria e tij do të mbetet e pa harrueshme për Degën e Klinës dhe LDK-në. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllime familjes, miqve, kryetarit të Degës, z. Fadil Gashi, aktivistëve të LDK-së dhe gjithë qytetarëve të Klinës”, thuhet në telegramin e dërguar nga Mustafa. /Gazeta Sinjali/