Është ndarë nga jeta, kryetari shumëvjeçar i nëndegës së LDK-së në Ratkoc e anëtari i Kryesisë së Degës në Rahovec, Ibrahim Hoti.
Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sot është ndarë nga jeta z. Ibrahim Hoti, arsimtar i shumë gjeneratave, kryetar shumëvjecar i nëndegës së LDK-së në Ratkoc e anëtar i Kryesisë së Degës në Rahovec, aktivist i jashtëzakonshëm në kohërat më të vështira për popullin shqiptar të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tij.
Hoti ka thënë se ai ka qenë aktivist i jashtëzakonshëm në kohërat më të vështira për popullin e Kosovës./GazetaSinjali/