Mediet në Ugandë kanë raportuar se në moshën 15 vjeçare ka ndërruar jetë aktorja, Nikita Pearl, e cila vuante nga tumori në tru.
Aktorja ishte bërë e njohur me rolin që e kishte në filmin “Mbretëresha e Katwe-s”, i cili ishte i bazuar në një ngjarje të vërtetë, shkruan “BBC”.
Nikita u diagnostikua për herë të parë me tumor në tru në vitin 2016 dhe drejtori i filmit Disney raportohet se i kishte mobilizuar shumë njerëz që të mblidhnin fonde për trajtim e saj në Indi, sepse mjekët në Ugandë nuk i kishin mjetet e nevojshme, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo kishte operacion dhe iu nënshtrua radioterapisë për të trajtuar tumorin.
Në vitin 2017, mjekët i kishin thënë se ajo është shëruar nga tumori, por vitin e kaluar u diagnostikua me një tumor tjetër, i cili doli të jetë fatal për Nikitën./GazetaSinjali/