image Vdes veprimtari i LDK-së, Nezir Gashi

Kosovë

Vdes veprimtari i LDK-së, Nezir Gashi

news image

Sot ka vdekur veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nezir Gashi, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami.

“Sot në ditën e lindjes së LDK-së, na paska lanë baca Nezir. Gjatë gjithë jetës së tij, Nezir Gashi ishte patriot e veprimtar i pashoq. Ishte i angazhuar në LDK prej ditës së themelimit. Për gjithë këto vite, baca Nezir i ka dhënë vlerë LDK-së”, shkroi Bajrami.

Tutje, ajo shtoi se Gashi ka punuar gjithmonë për unitet dhe i ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme gjeneratës së re.

“Ai ka punuar gjithmonë për unitet dhe i ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme gjeneratës së re. Do të na mungosh të gjithëve.Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke!Ngushëllimet e mija të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve”, përfundoi Bajrami.

/Gazeta Sinjali/