image Vdes stjuardesa, u rrëzua në tokë sa mbërriti në aeroportin Stansted

Evropë

Vdes stjuardesa, u rrëzua në tokë sa mbërriti në aeroportin Stansted

news image

Një 24-vjeçare, anëtare e ekuipazhit të kabinës së Air Albania, besohet se ka vdekur pasi është rrëzuar gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted. Sipas medias britanike, lajmi është konfimuar nga shërbimi i Ambulancës Lindore të Anglisë, të cilët pretenduan se gruaja u sëmur rëndë në bordin e shërbimit nga Tirana.

Avioni u ul në pistë rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor siç ishte planifikuar. Edhe pse shërbimi i ambulancës e dërgoi të renë me urgjencë në spitalin Princess Alexandra në Harloë, mësohet se ajo nuk ka shpëtuar.

Një zëdhënës i policisë së Essex tha: Ne mbështetëm kolegët tanë në Manchester Airports Group dhe shërbimin e ambulancës në Aeroportin Stansted pasi u thirrëm për një shqetësim.

“Indie” ka kontaktuar me Air Albania për detaje të mëtejshme, por nuk ka marrë përgjigje. Po ashtu, edhe Dosja.al është në pritje të një përgjigje lidhur me identitetin e stjuardesës dhe shkakun e vdekjes së saj.

/GazetaSinjali/