image Vdes shefi i Zyrës së Prokurimit në QKUK

Kosovë

Njoftim/ Vdes shefi i Zyrës së Prokurimit në QKUK

news image

Sot ka ndërruar jetë shefi i Zyrës së Prokurimit në QKUK, Gazmend Rushiti.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media të SHSKUK-së, ku njoftohet se i ndjeri Gazmend Rushiti do të varroset sot në orën 12:00.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar me keqardhje ka pranuar lajmin për vdekjen e shefit të Zyrës së prokurimit në QKUK, Gazmend Rushiti.

Ju njoftojmë se varrimi do të bëhet sot (e diele), në ora 12:00, në fshatin Rashincë të Shtimes.

SHSKUK, i’u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së tij./Gazeta Sinjali/