image Vdes reperi i njohur në moshën 47-vjeçare

Bota e Yjeve

Vdes reperi i njohur në moshën 47-vjeçare

news image

Reperi Malik B, një anëtar i grupit pionier të hip hopit “The Roots”, ka vdekur në moshën 47 vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur grupi i tij përmes rrjetit social Instagram, në një postim ku shfaqet një fotografi e Malik B me bashkëthemeluesit e “The Roots”, Black Thought dhe Questlove.

“Me zemër të thyer e me sy të përlotur ju informojmë me keqardhje për ikjen e vëllait tonë të dashur dhe anëtarit të Roots, Malik Abdul Basit”, thuhet në njoftim.

Grupi nuk e tregoi shkakun e vdekjes së reperit.