image Vdes policja e Kosovës, Emine Matoshi

Sociale

Vdes policja e Kosovës, Emine Matoshi

news image

Policia e Kosovës njofton se zyrtarja policore, Emine Matoshi, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundjeje të shkurtër, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, Eminja ka qenë pjesëtare e gjeneratës së IX të policisë.

“Eminja ka qenë pjesëtare e policisë së gjeneratës së IX, ajo ka punuar me përkushtim në njësitet të ndryshme në Policinë e Kosovës. Nga kolegët dhe stafi komandues ka qenë e nderuar dhe e respektuar. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Familjes Matoshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Varrimi i polices do të bëhet nesër, në orën 12:00, në Vërbicë të Kmetovcit./Gazeta Sinjali/