Ka vdekur personi i shtatë i prekur nga koronavirusi në Itali. Raportohet se viktima është një 80-vjeçar nga Milano, transmeton Gazeta Sinjali.
Deri më tani janë shënuar 230 raste të të infektuarve në të gjithë vendin. Lombardia është zona më e prekur me 172 të infektuar, 32 në Veneto, 16 në Emilia-Romagna, 3 në Piemonte, 1 në Romë.
Në Vo ‘Euganeo (Padova), ku u regjistrua viktima e parë, masat e mbrojtjes së “zonës së kuqe” fillojnë në orën 7. Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara.
Italia renditet e treta mes vatrave kryesore të virusit në botë, pas Kinës dhe Koresë së Jugut./Gazeta Sinjali/