Plaku 82-vjeçar nga komuna e Podujevës është personi i parë që ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar vetë djali i të ndjerit, i cili ka thënë se babai i tij ka ndërruar jetë.
“Baba ka ndërruar jetë, çka me ba”, ka thënë djali i të ndjerit për Gazetën Sinjali.
Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia. Ndërkohë edhe familjarët tjerë kanë bërë të ditur për vdekjen e tij.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë. /Gazeta Sinjali/