image Vdes oficerja korrektuese e burgut të Lipjanit

Kosovë

Njoftim/ Vdes oficerja korrektuese e burgut të Lipjanit

news image

Floreta Bytyqi, oficerja e Shërbimit Korrektues të Kosoves e cila shërbeu në Qendrën Korrektuese në Lipjan ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njoftuan familjarët e saj, ajo vdiç pas një sëmundjeje të shkurtë.

Me këtë rast, Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes së saj, derisa vlerësoi se vdekja e Floretës është humbje madhe për këtë institucion, duke e marrë parasysh kontributin e saj.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës tuaj, e bashkpuntores tonë, Floreta Bytyqi. Floreta dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e saj është humbje e madhe për SHKK-në”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot në orën 14:00 (pas Drekës) në varrezat e fshatit Qylagë të Lipjanit, vetëm nga rrethi i saj i ngushtë, për shkak të pandemisë./Gazeta Sinjali/

Telegrami i plotë i ngushëllimit:

E nderuar,
Familja BYTYQI

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës tuaj, e bashkpuntores tonë, Floreta Bytyqi.

Floreta dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e saj është humbje e madhe për SHKK-në.

Përkushtimi në punë dhe në secilën detyrë që i është besuar, dashuria për profesionin, bëjnë që Floreta të mbetet në kujtesën SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.

Andaj, për shkak të pandemisë dhe pamundsisë për pjesëmarrje në varrim,Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Me respekt,
Nehat THAÇI
Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës