image Vdes njëri nga themeluesit e LDK-së

Kosovë

Vdes njëri nga themeluesit e LDK-së

news image

Ka vdekur pjesëtari dhe njëri nga themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Esad Dauti, përcjellë Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur nga LDK, ku kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka dërguar edhe telegram ngushëllimi.

Mustafa ka thënë se Dauti do të jetë shembull për gjeneratat e reja.

“Esad Dauti ishte një ndër themeluesit e LDK-së, aktivist i shquar që nuk u ndal së punuari asnjëherë për të mirën e vendit.Profili i tij prej intelektuali, do të shërbej si shembull për gjeneratat e ardhshme dhe anëtarësinë e LDK-së, se si duhet punuar parreshur për shtetin e Kosovës”, thuhet në telegramin e Mustafës.

/Gazeta Sinjali/