image Vdes njëri nga personat që u aksidentua të premten në Rahovec

Siguri

Vdes njëri nga personat që u aksidentua të premten në Rahovec

news image

Ka vdekur dje një person i cili ishte aksidentuar më 14 tetor të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq sipas njoftimit të Policisë nga ky aksident i cili ka ndodhur më 14 tetor rreth orës 14:00, të lënduar janë edhe dy persona të tjerë të cilët gjenden në spital.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime  të rënda trupore kanë pësuar tre kosovarë, të cilët janë dërguar dy në QKUK Prishtinë dhe një në spitalin e Gjakovës”, shkruhej në njoftimin e Policisë pas aksidentit.

/Gazeta Sinjali/