Sot ka vdekur profesori nga qyteti i Vitisë, Shemsi Zuka, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur nga komuna e Vitisë përmes një postimi në Facebook, gjersa ngushëllime familjarëve u ka shprehur edhe kryetari i këtij qyteti, Sokol Haliti.
Sipas Halitit, ai do mbahet mend si një veprimtar, profesor dhe një njeri i dalluar i cili ka dhënë shumë për vendin e tij.
“Me dhembje të thellë morra lajmin se u nda nga jeta veprimtari dhe profesori i dalluar, Shemsi Zuka nga Pozherani. Ai do mbahet mend si një veprimtar, profesor dhe një njeri i dalluar i cili ka dhënë shumë për vendin e tij. Në këto çaste të pikëllimit dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar dhe e kanë njohur Prof. Shemsi Zukën. Ngushëllime”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ndërsa, sipas familjarëve, Zuka ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Viti dhe ishte për një kohë të gjatë Sekretar i partisë.
Zuka shquhej për aktivitete të shumta në kohët më të vështira të ilegales dhe atë të okupimit serb.