Ndërmarrja Publike në Prishtinë ‘Termokos’ ka njoftuar se zyrtari i saj, Ejup Vranja ka ndërruar jetë.
Sipas Termokosit, Vranja i cili do të varroset në varrezat e qytetit në “Arbëri’ të Prishtinës, vdiq në moshën 63-vjeçare ‘në mënyrë të papritur’.
Vdekja e tij u tha se është një humbje e madhe për ndërmarrjen. Ai kishte punuar si depoist në këtë ndërmarrje për afro 13 vite.
“Për afro 13 vite sa ka punuar si depoist, ai ishte shquar si një punëtor i përkushtuar, i qetë dhe i urtë. Në këto momente të rënda ndajmë dhembjen me familjen dhe gjithë ata, që e deshën dhe e nderuan Ejupin. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë kolegëve! Varrimi i të ndjerit bëhet sot, me namazin e ikindisë në varrezat e qytetit në ”Arbëri””, thuhet në kumtesën e Termokosit.