Si pasojë e COVID-19 ka ndërruar jetë profesori Milaim Berisha, i cili ishte zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Me këtë rast, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së dhe mësimdhënësit shumëvjeçar, Milaim Berisha. Prof. Berisha do të mbetet model i mësimdhënësit punëtor dhe i përkushtuar për të arsimuar gjenerata të tëra”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, gjimnazi “Ahmeti Gashi” në Prishtinë, ku i ndjeri ishte mësimdhënës, ka bërë të ditur se ai ka qenë i infektuar me virusin COVID-19.
“Me pikëllim të thellë iu njoftojmë se si pasojë e virusit COVID-19 u nda nga jeta mësimdhënësi i shkollës sonë prof.Milaim Berisha. Prof.Milaim Berisha ka qenë modeli më i mirë i mësimdhënësit shembullor. Ai dha një kontribut mjaft të vyer në arsim e sidomos në gjimnazin tonë”, thuhet në njoftimin e shkollës. /Gazeta Sinjali/