Një 47-vjeçar ka vdekur derisa po punonte me traktor në fshatin Bajgorë të Mitrovicës.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Tash për tash raportohet se një person e ka humbur jetën në një vendpunishte në Bajgorë. Policia është në vendin e ngjarjes. Dyshohet që viktima, tash i ndjeri, ka qenë duke punuar me traktor dhe është rrotulluar”, ka thënë Zahiti. /Gazeta Sinjali