image Vdes një person pas të shtënave me armë në Breg të Diellit

Siguri

Vdes një person pas të shtënave me armë në Breg të Diellit

news image

Një person ka mbetur i vdekur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Lajmin e ka konfimruar për Gazetën Sinjali, Enis Pllana nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë”.

“Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull)”.

“Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/