Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku sipas informacioneve të para dyshohet edhe për një person të plagosur, raporton Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, në rrugën “Sali Nivica”, ku janë dëgjuar të paktën tri të shtëna armësh.
Ende nuk dihen rrethanat e rastit, ndërsa nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ka persona të lënduar nga të shtënat.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pritet të zbardhen detaje shtesë lidhur me incidentin.
Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, por deri në momentin e publikimit nuk ka pasur konfirmim zyrtar për rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!