Që nga fillimi i pandemisë në Komunën e Vitisë janë regjistruar 14 viktima nga koronavirusi.
Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Qendrës Kryesore Familjare në Viti, Vjollca Kadolli.
“Vitia sot me 2 raste të reja pozitive me COVID-19. Rastet e reja janë 1 nga qyteti i Vitisë dhe një nga Pozherani. Sot kemi 6 të shëruar nga COVID-19, 2 nga Kabashi, 1 nga Gërmova, 1 nga Smira, 1 nga Stublla dhe 1 nga Ramjani. Vitia mbrëmë ka humbur edhe një qytetarë, duke quar numrin e të vdekurve në Viti në 14”, ka shkruar Kadolli në Facebook. /GazetaSinjali/