image Vdes një person pasi vetaksidentohet në Mitrovicë

Siguri

Vdes një person pasi vetaksidentohet në Mitrovicë

news image

Një person ka humbur jetën mbrëmë në një vetaksident, ku dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën, ku më pas ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë mesnatës në rrugën nacionale Leshak-Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, ku këta të fundit kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi. /GazetaSinjali/