image Vdes një person dhe zhduken pesë të tjerë nga shpërthimi i fuqishëm në Gjermani

Evropë

Vdes një person dhe zhduken pesë të tjerë nga shpërthimi i fuqishëm në Gjermani

news image

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë zhdukur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në zonën industriale të Leverkusen-it.

Shpërthimi ndodhi në orën 9 e 40, duke shkaktuar zjarr në një depo të parkut industrial “Chempark”, ku ndodhen kompani të njohura të kimikateve si “Bayer”.

Operatori i kësaj zone, Currenta, njoftoi se pesë persona janë zhdukur dhe disa pjesëtarë të stafit janë lënduar, ku së paku dy prej tyre kanë marrë lëndime më serioze.

Raportohet se shkaktari i shpërthimit ende nuk dihet.

Policia kërkoi nga banorët të qëndrojnë brenda shtëpive e banesave dhe t’i mbajnë mbyllur dyert dhe dritaret, gjithashtu edhe agjencia gjermane e mbrojtjes civile i paralajmëroi banorët e zonës për rrezik ekstrem.

Shpërthimi ndodhi në lagjen Buerring në një impiant për përpunimin e mbeturinave, raporton e përditshmja gjermane “Koelner Stadt-Anzeiger”

/GazetaSinjali/