Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë zhdukur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në zonën industriale të Leverkusen-it.
Shpërthimi ndodhi në orën 9 e 40, duke shkaktuar zjarr në një depo të parkut industrial “Chempark”, ku ndodhen kompani të njohura të kimikateve si “Bayer”.
Operatori i kësaj zone, Currenta, njoftoi se pesë persona janë zhdukur dhe disa pjesëtarë të stafit janë lënduar, ku së paku dy prej tyre kanë marrë lëndime më serioze.
Raportohet se shkaktari i shpërthimit ende nuk dihet.
Policia kërkoi nga banorët të qëndrojnë brenda shtëpive e banesave dhe t’i mbajnë mbyllur dyert dhe dritaret, gjithashtu edhe agjencia gjermane e mbrojtjes civile i paralajmëroi banorët e zonës për rrezik ekstrem.
Shpërthimi ndodhi në lagjen Buerring në një impiant për përpunimin e mbeturinave, raporton e përditshmja gjermane “Koelner Stadt-Anzeiger”