image Vdes një grua pasi u godit nga vetura

Kosovë

Policia/ Vdes një grua pasi u godit nga vetura

news image

Një grua ka vdekur gjatë ditës së sotme pas një aksidenti të trafikut në fshatin Koreticë të Drenasit.

Në ora 18:10 një veturë ka goditur një këmbësore ku si rezultat e aksidentuara ka ndërruar jetë në QKUK.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se një veturë ka goditur një këmbësore.

“Sot më 28.01.2020, në ora 18:10, në fshatin Koreticë Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë ka goditur një këmbësore. E aksidentuara është sjellë në QKUK, e njëjta rreth orës 20:05, ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar Krasniqi. /Gazeta Sinjali/