Dje është ndarë nga jeta asamblisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Obiliqit, Muhamet Mustafa, njofton Gazeta Sinjali.
Me këtë rast kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj ngushëlluar familjen Mustafa, kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi, Kuvendin Komunal si dhe të gjithë qytetarët e kësaj komune.
“Me këtë rast, ngushëlloj familjen Mustafa, kryetarin e Komunës, Xhafer Gashi, Kuvendin Komunal dhe të gjithë qytetarët e Obiliqit. E nderuar familje Mustafa, Zoti ju lashtë shëndosh e ju dhashtë forcë! E kujtofshit birin tuaj, Muhametin me kujtimet më të mira”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /Gazeta Sinjali/