image Vdes një anëtar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së

Kosovë

Vdes një anëtar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së

news image

Sot ka ndërruar jetë anëtari i organeve drejtuese të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Krasniqi, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, në një postim në Facebook.

“Na paska lënë Sabit Krasniqi (Bali Bit). Njeri i mirë, i cili një jetë të tërë ishte në shërbim të atdheut, ish i burgosur politik që në vitet e 80, luftëtar i lirisë në kohën e lavdishme, për disa vite anëtar i organeve drejtuese të OVL UÇK-së, dega Prishtinë dhe selia qendrore, me kontribute edhe në shtet-ndërtim. Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve e shokëve”, ka shkruar Klinaku. /Gazeta Sinjali/