Vdes nga stresi pronari pasi iu grabit barnatorja në ShkupSinjali Vdes nga stresi pronari pasi iu grabit barnatorja në Shkup

Rajon

Vdes nga stresi pronari pasi iu grabit barnatorja në Shkup

news image

Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka konfirmuar informacionin se në rrugën “Xhon Kenedi” në Çair pas grabitjes së një barnatoreje, ka ndërruar jetë pronari i saj, A.S., 40-vjeçar si pasojë e stresit që ka marrë.

“Më 22.09.2021 në ora 20.40 është denoncuar se në një barnatore në rrugën “Xhon Kenedi” një person duke kërcënuar me thikë të punësuarën, e ka marrë qarkullimin ditor.

Pas dhjetë minutash më vonë në barnatore ka ardhur pronari A.S.(40), të cilit, sipas të denoncimit, i është përkeqësuar.

Për kohë të shkurtër në barnatore ka ardhur Ndihma e Shpejtë dhe me veturën e tyre është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” – Klinika e Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/