Një grua shqiptare nga qyteti i Durrësit, e cila jetonte në Itali, ka vdekur si pasojë e koronavirusit.
69-vjeçarja SH.R humbi jetën ne spitalin e Lodit, në afërsi të Milanos ku dhe jetonte.
Sipas familjarëve edhe bashkëshorti i saj ndodhet ne gjendje jo të mirë shëndetësore.
Familja nga Durrësi kishte emigruar në Itali në vitin 2000.
Numri i viktimave deri më tani në Itali si pasojë e koronavirusit është 19 mijë e 899.
Akoma nuk është publikuar raporti i 24 orëve të fundit. Siç raportojnë mediat në Shqipëri, ende nuk dihet se sa shqiptarë kanë ndërruar jetë, pasi nuk ka një raport të mirëfilltë./GazetaSinjali/