Një 52-vjeçar ka vdekur në veri të Kosovës, si pasojë e Covid-19.
Viktima është nga Zubin Potoku.
Ai po trajtohej në Kragujevc, ku edhe vdiq.
Kështu ka njoftuar Shtabit për situata të jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, raporton radiokontakt.
Me këtë është rritur në dhjetë numri i pacientëve që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në katër komunat veriore me shumicë serbe.
Në nivel vendi, kjo është vdekja e 30-të. Të infektuar në gjithë Kosovën janë 1 mijë e 3 persona, ndërkohë deri më tash janë shëruar 772 prej tyre. /GazetaSinjali/