image Vdes nga COVID-19 mësimdhënësi në Viti

Kosovë

Vdes nga COVID-19 mësimdhënësi në Viti

news image

Profesori i gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, Naser Beqiri, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar faqja zyrtare e shkollës duke e cilësuar të ndjerin si një njeri pozitiv dhe i dashur për të gjithë.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Me dhimbje të madhe morem lajmin qe pas nje beteje te madhe me virusin vrases Covid-19 nderroi jete profesori i nderuar Naser Beqiri.

Ne që e njohëm do ta mbajmë mend si njeri pozitiv dhe i dashur.

Humbja është e madhe për kolektivin tonë. Ngushëllime të gjithëve atyre që e njohën, qoftë i përjetshëm kujtimi per të.

Gazeta Sinjali/