image Vdes nga COVID-19 ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino

Shqipëri

Vdes nga COVID-19 ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino

news image

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Bashkim Fino, ka humbur betejën me COVID-19 në moshën 59-vjeçare.

Ai ishte me COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja iu përkeqësua, raporton Top Channel.

Fino lindi më 12 tetor të vitit 1962 në Gjirokastër. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku u zgjodh Kryeministër i Shqipërisë në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

/GazetaSinjali/