image Vdes në Theth të Shqipërisë një alpiniste gjermane - PAMJE

Shqipëri

Vdes në Theth të Shqipërisë një alpiniste gjermane – PAMJE

news image

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka bërë të ditur se e ka asistuar drejtorinë e policisë së Qarkut Shkodër në Shqipëri, për realizimin e evakuimit të trupit të pajetë të një alpinistje të huaj, me nënshtetësi gjermane.

Sipas dyshimeve të para, mendohet se alpinistja ishte aksidentuar gjatë ngjitjes në njërën prej itinerareve aplinistike të murit të majës së Harapit.

“Pas koordinimeve me institucionet e shtetit Shqiptar dhe vendorë, një skuadër e ShKShMK-së në orët e vona është nisur në drejtim të Thethit. Pas takimit me ekipet e policisë alpine, ka filluar operacioni duke u afruar në vendaksident”.

“Para skuadrës tonë, te viktima kanë arritur ekipe tjera të Policisë, banorë lokal dhe skuadrat e Kërkim-Shpëtimit Malorë të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Më tej, ShKShMK ka bërë të ditur se ekipet e shtetit shqiptar kanë filluar tërheqjen e viktimës, kurse specialistët nga Kosova kanë dhënë ndihmën për evakuimin e viktimës.

“Pjesa teknike e operacionit përfundoi pasi që viktima i dorëzohet autoriteteve në orën 03:40 me datën 13.10.2023, kurse operacioni përmbyllet me sukses në orën 10:00, kur të gjithë anëtarët kthehen dhe raportojnë nga stacionet e tyre”, thuhet më tej në njoftim.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02rpAqbbvtaixTRWrqCYjzwecmPYuN8wC4JAZdZE93jfZPu11kh9YiDsKQ4gFxYEBol&id=100070733594610&cft[0]=AZXXa5y8MPIN6kKefQnQdgBisN8kWADy1nA6xTqfk3Xawsx_uE1Z7NRPiI25mW3Nd3jzEFjVspcFkBqcH01366mzYY-Os-lxL16yedeS54FtlWhorpzX5_qPEqAImzIqcvBlKhngXKWtIbOpDhQ17K2b_fLRZbNAL4vch4WaxPRYboh2FFFRPMoHxzmUoeJe32Q&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/