Para pak çastesh, fëmiju që ditë më parë ra në Liqenin Akumulues, ka ndërruar jetë.
11-vjeçari nuk ka mundur t’i rezistojë lëndimeve të marra, ndërsa ishte nxjerrur nga një pronar i një lokali.
Lajmi është bërë i ditur nga familjari i tij, Ilir Baliu.
“Me datën 21.08.2021 sot vdiq Blenton Ismajli nipi im . Në moshën 11 vjeqareInshaAllah Allahu e dergon në xhenet e Allahu ju lehtëson dhimbjen familjes”, ka shkruar ai në Facebook.
Për vdekjen e tij ka shkruar edhe mësuesja e tij Hamide Xhafa, e cila ka thënë se do ta kujtojë gjithmonë të buzëqeshur.
“BLENTON engjulli i mësueses herët ike nga jeta ! Ma theve zemrën ! Unë do të të kujtoj vetem keshtu të qeshur , të gëzuar e të lumtur”, ka shtuar ajo.