image Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga vetura në Prishtinë, ky është 63-vjeçari që s'u mbijetoi plagëve

Siguri

Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga vetura në Prishtinë, ky është 63-vjeçari që s’u mbijetoi plagëve

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për një aksident trafiku në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ku vetura ka goditur një këmbësor. Viktima është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ku i është ofruar ndihmë mjekësore.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës bëjnë me dije se viktima s’ka arritur t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Sinjali mëson se viktima është Ferhat Bejtullahu, 63-vjeçar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacion policor.

/GazetaSinjali/