image Vetura godet një këmbësor në qendër të Prishtinë, 63-vjeçari dërgohet pa vetëdije në QKUK

Siguri

Vetura godet një këmbësor në qendër të Prishtinë, 63-vjeçari dërgohet pa vetëdije në QKUK

news image

Foto ilustruese


Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë. Si pasojë e shpërqendrimit dhe pakujdesisë të shoferëve, viktima në shumë raste janë edhe këmbësorët.

Sinjali mëson se një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 63-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije.

Ndërkohë, shoferi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, është shoqëruar në stacion policor.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/