Një femër që u aksidentua para dy ditësh në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në QKUK.
Ajo ishte duke u trajtuar nga mjekët pas lëndimeve serioze që ia kishte shkaktuar aksidenti, i cili për të rezultoi të jetë fatal, shkruan Gazeta Sinjali.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Sinjali/