image Vdes në moshën 78-vjeçare bashkëthemeluesi i Red Bullit, Dietrich Mateschitz

Botë

Vdes në moshën 78-vjeçare bashkëthemeluesi i Red Bullit, Dietrich Mateschitz

news image

Në moshën 78-vjeçare, ka vdekur bashkëthemeluesi i Red Bull, Dietrich Mateschitz.

Miliarderi austriak, pjesë përbërëse e përfshirjes së Red Bull në Formula 1, po luftonte me një sëmundje që një kohë të gjatë, raporton The Guardian.

Vdekja e tij iu njoftua stafit të Red Bull përpara kualifikimit për Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të së dielës në Circuit of Americas në Austin, aty ku drejtori i ekipit të Red Bull, Christian Horner shprehu pikëllimin për vdekjen e Mateschitzit.

“Me pikëllim të madh mësuan për vdekjen e Dietrich”, u shpreh ai.

Mateschitz ishte bashkëthemelues i kompanisë së pijeve energjike në vitin 1984. Ai bleu ekipin Jaguar F1 20 vjet më vonë dhe e quajti atë Red Bull Racing.

/GazetaSinjali/