Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeçare.
Në momentin kur ndërroi jetë, Memolla ndodhej në Peshkopi për të parë ndjeshjen Korabi-Egnatia.
Burimet thanë se në pauzën e lojës, Memolla është ulur për një kafe me kryebashkiakun e Dibrës dhe aty është ndjerë keq.
Siç raportojnë mediat vendore, ai është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat e para, dyshohet se kryebashkiaku i Rrogozhinës ka pësuar infarkt në zemër.
Haxhi Memolla më 30 qershor ishte zgjedhur kryetar i bashkisë së Rrogozhinës dhe përfaqësues i Partisë Socialiste.
Ai zëvendësoi Beqirin Nuredinin i cili drejtoi bashkinë e Rrogozhinës nën logon e PDIU-së për 4 vite./GazetaSinjali/