image PSD kërkon të zbardhet marrëveshja për linjën ajrore Kosovë – Serbi

Kosovë

Reagimi/ PSD kërkon të zbardhet marrëveshja për linjën ajrore Kosovë – Serbi

news image

Partia Socialdemokrate, ka kërkuar që të zbardhet marrëveshja për linjën ajrore në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila u nënshkrua gjatë ditës së djeshme në Berlin, transmeton Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, partia e udhëhequr nga Dardan Molliqaj ka shkruar se opinioni duhet të dijë se çka është nënshkruar dje nga autoritetet e Avionit Civil të Kosovës.

“Në emër të Kosovës, marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, përderisa Serbia përfaqësohej nga Sekretari i Ministrisë së Ekonomisë. Ndërkaq, kompania që do ta marrë përsipër linjën mësuam se është “Lufthansa”. Cili është implikimi politik i përfaqësimit të ndryshëm të palëve që nuk janë homologe? Pse Kosova përfaqësohet nga Autoriteti i Aviacionit Civil kurse Serbia prej Ministrisë së Ekonomisë? Pyetja që nuk mund të mos shtrohet është po ashtu baza juridike e marrëveshjes’’ shkruhet në faqen e PSD-së.

Nga PSD tutje kanë shtuar se marrëveshja e nënshkruar dje, është pasojë e papërgjegjësisë së klasës politike karshi dialogut.

“Marrëveshja e nënshkruar dje është pasojë direkte e papërgjegjësisë së klasës politike karshi dialogut. Rëndësia e një marrëveshjeje me Serbinë ku do të kemi njohje reciproke tejkalon interesat partikulare të luftës së brendshme për pushtet./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/Socialdemokratet/posts/2433721406888654?xts%5B0%5D=68.ARD9sBPEMzQstsezXnbUn7Nwjg–TABMao0MN9T4sB-GXfVSn_SUaTof-4q6Qa_oUg4yxMUbI3IOAu010GWqzUgNOnPsycJA_PQol49lZv1zMXWPUs48rmCVai358LBYFciAaWQJ-v4wnZICg3U7UCvUeTel0Uzqycua8taTtZCFZ-r8qSD-B2veAKOPHv8NCSw6YAR1cQIvl3rCptrniSS8jDSnYniuT-oDYYbUxtvCnnflr754ioki7EDir-UaOIhtZxBMdw0pvTkUwAzfnOlFs-cSSg1C3qY4QWobZDgpIOzTVExDToLlIBZh8WQ263N-PeHpgpcOZoF55re_w4mQ&tn=-R