Notari i njohur nga Shqipëria, Klavio Meca, është ndarë nga jeta në moshën 24 vjeçare, ka bërë të ditur Komiteti Olimpikë Kombëtar Shqiptar, shkruan Gazeta Sinjali.
Meca kishte arritur suksese të shumta në sportin e notarisë duke veçuar atë në Budapest të Hungarisë ku kishte thyer rekordin kombëtar në 400 metra stil të lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03, përcjell KosovaPress.
Ai gjithashtu ishte i njohur për sjelljen e tij shembullore dhe disiplinën sportive.
Me këtë rast, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv.