Ka vdekur sot anëtari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Ferizaj, Getuar Hasani.
Ai vuante nga sëmundja e leukemisë akute dhe po trajtohej në Turqi në kërkim të shërimit.
Për vdekjen e tij ka njoftuar Muharrem Sfarqa, ish-kryetar i Ferizajt dhe kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë.
“Getuar Hasani, veprimtari entuziast i FR të LDK së në Ferizaj i cili vetëm para një muaji u diagnostifikua me leukemi akute, sot qenka shuar në Turqi, ku plot shpresë kishte filluar mjekimin e kësaj sëmundje tinzare.
Ai ishte student i shkëlqyeshëm i stomatologjisë dhe përballjen me sëmundjen e njihte mirë. Një përballje plot kurajo e plot jetë. Por, mjeshtrit e vdekjes ishin më të shpejtë.
Ata që e njohën Getin, e dinë se ai ishte një yll, një djalë shembullor e i pakrahasueshëm. Prandaj dhimbja është e madhe. Është tronditëse.
Me shuarjen e tij, humbëm njeriun e të gjithe neve. Kujtimi për të do të jetë malli yne i pashuar.
Ngushëllohemi bashkë.
Geti pushoftë në paqe”, ka shkruar Sfarqa. /Gazeta Sinjali