image Vdes në Francë viktima më e re në moshë nga koronavirusi- vetëm 16-vjeçare

Botë

Shëndetësi/ Vdes në Francë viktima më e re në moshë nga koronavirusi- vetëm 16-vjeçare

news image

Në Francë ka vdekur edhe një tjetër viktimë prej koronavirusit. Vetëm 16 vjeç, Julie A., është viktima më e re në moshë nga koronavirusi.

Një prej nxënëseve më të dashura në shkollë, pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore, është kthyer në viktimë më të re në moshë nga koronavirusi.

Julie A., vetëm 16 vjeç u shtrua në një prej spitaleve të Parisit, këtë të mërkurë, pas një kolle të lehtë dhe të thatë që i kish filluar 1 javë më parë.

“Ne duhet të ndalojmë së besuari se virusi prek vetëm të moshuarit”, u shpreh motra e saj, Manon.

“Askush nuk është i pathyeshëm kundër këtij virusi. Julie pati një kollë të lehtë javën e kaluar, u bë më keq në fundjavë dhe të hënën shkuam për tu vizituar tek një mjek i përgjithshëm. Nuk vuante nga asnjë sëmundje”, shton ajo më tej.