image Vdes Miftar Kiqina, babai i katër dëshmorëve

Sociale

Vdes Miftar Kiqina, babai i katër dëshmorëve

news image

Ka ndërruar jetë, Miftar Kiqina, babai i katër dëshmorëve, Afrim, Bajram, Faton dhe Ramiz Kiqina, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se i ndjeri është bashkuar me djemtë e tij.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të katër Dëshmorëve, Miftar Kiqina. Ai u bashkua në paqen e përjetshme me Afrimin, Bajramin, Fatonin dhe Ramizin. Ndajmë dhembjen me familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët. Baci Miftar u prehtë në paqe!“, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Sinjali/