image Vdes legjenda e futbollit gjerman dhe botëror, Gerd Muller

Futboll

Vdes legjenda e futbollit gjerman dhe botëror, Gerd Muller

news image

Legjenda e futbollit, Gerd Muller ka vdekur në mëngjesin e sotëm, përcjellë Sinjali Sport.

Ish sulmuesi i kombëtares gjermane dhe Bayern Munich, ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

Shkaqet për vdekjen e tij ende nuk janë bërë të ditura.

Muller njihet për karrierën e famshme me skuadrën e Bayern Munich në vitet e 60-ta dhe 70-ta.

Gerd njihet për shënimin e golave të shënuar, ku është shumica e rekordeve në futbollin gjerman dhe te klubi bavarez janë të tij.

Muller është edhe fitues i topit të artë të vitit 1970, derisa ka fituar edhe shumë çmime individuale dhe ekipore, si Kupa e Botës dhe Evropës me Gjermaninë, Bundesligën katër herë, Kupën e Evropës me klub tre herë.

/GazetaSinjaliSporti/