image Vdes kryetari i degës së LDK-së në Graçanicë

Kosovë

Vdes kryetari i degës së LDK-së në Graçanicë

news image

Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur kryetari i Degës së LDK-së në Gracanicë, Imri Ajeti.

Me rastin e vdekjes së tij, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, veprimtarit të LDK-së dhe mikut tonë, Imri Ajeti. Imriu ishte shembull i njeriut të mirë me virtyte të larta. Pranoni ngushëllimet e mia dhe të LDK-së për vdekjen e tij. Ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve dhe kolegëve”, ka shkruar Mustafa./Gazeta Sinjali/