image Tragjike: Vdes këmbësori që u godit nga automjeti sonte në Podujevë

Siguri

Tragjike: Vdes këmbësori që u godit nga automjeti sonte në Podujevë

news image

Ka ndërruar jetë 67-vjeçari me iniciale V.A., i cili u godit nga një automjet sot në fshatin Shakovicë të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Të nderuar ju njoftojmë se këmbësori V.A. mashkull 67 vjeç, i lënduar në aksident nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaKtuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë.”

Ahmeti tha se në këtë aksident është lënduar edhe një person tjetër, i cili ka qenë pasagjer në veturën që e goditi 67-vjeçarin.

Bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në veturën e përfshirë në aksident)”, tha ajo./Gazeta Sinjali/