Këmbësori që është goditur mbrëmë nga një veturë në rrugën “Avdullah Bugari”, në Rahovec, ka ndërruar jetë.
Policia ka bërë të ditur se këmbësori rreth orës 23:00 ka vdekur në spital, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Kurse, trupi i pajetë i viktimës ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore.